Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 46%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 4%
  • Asnjëherë 32%

Rama në Samitin e Shkupit, kritika vendeve të BE-së: A jeni të gatshëm të jepni diçka, mos luani vetëm lojëra!

Nga A2 CNN
22 Janar 2024, 10:38 | Politikë

Liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Shkup të Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në punimet e konferencës së Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit, “Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe Integrimi më i Shpejtë në BE”.

Kryeministri Edi Rama, para nisjes së takimit tha se ky është një hap i madh për të qenë pranë unionit. Rama u shpreh se KE-ja ka futur në agjendë përshpejtimin e integrimit të tregut të Ballkanit në tregun e BE-së.

“Para një viti në Tiranë duhej të ballafaqohej me një lloj melankolie nga ana ime në lidhje me BE-në dhe me të vërtetë ishte i durueshëm dhe më dëgjoi. Fakti që procesi i integrimit deri më tani…Them se problematika mes asaj që marrin vendet anëtare me atë që ne marrim është dëshpëruese. Konvergjenca është dëshpëruese dhe ky është fakt. Një vend fqinj që është në BE merr 400 mijë për qytetarë, ndërsa në 130. Ky është problemi, mbase nuk jemi më të mirët që mund të gjeni në Europë, por gjithsesi ekziston dëshpërim në këtë pikë.

Kjo ka të bëjë në mënyrat e ndryshme sesi ne shihemi ose kuptohemi. Europianët pa bashkimin është e rëndësishme për ne dhe do të thosha ndërkohë është një sfidë e madhe, sepse nëse vërtet duan të bëhemi pjesë e kësaj familjeje. Kur them këtë nënkuptoj nëse jeni të gatshëm të jepni diçka për veten, jo vetëm të luani lojëra.

A mund ta paramendoni ku mund të ishim nëse BE-ja, mund të ishte më serioze. Është një proces që ndodh njëherë në vit, një ditë, prandaj filluam me Ballkanin e Hapur, ishte një lloj për projekte ditore, ishte qëllim për luftën e forcës. Derisa presim, le të aderohemi vetë ne. Të gjithë thonë jo, jo”, tha ndër të tjera kryeministri Rama në fjalën e tij.

Nga Kosova, po merr pjesë kryeministri Albin Kurti, ndërsa nga Serbia presidenti Aleksandër Vuçiç. Po ashtu të pranishëm janë edhe presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç dhe Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi