Meta: Qeveria po çon vendin drejt injorancës, arsimi ka nevojë për investim

Nga A2 CNN
20 Janar 2024, 14:59 | Politikë

Partia e Lirisë ka zhvilluar një tryezë për problematikat dhe zgjidhjet që vijnë lidhur me arsimin.

Në fjalën e tij, kreu i kësaj force politike tha se shkak për cilësinë e dobët është shpopullimi dhe mungesa e infrastrukturës.

Meta shtoi se arsimi nuk është prioritet i qeverisë dhe se kjo mund të konfirmohet nga buxheti që i është vënë në dispozicion, që sa vjen është në rënie.

“Nuk mund të bësh shkencë me 1 miliard lekë”, tha ndër të tjera Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos