Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 42%
  • Tre herë në javë 25%
  • Vetëm në fundjavë 8%
  • Asnjëherë 25%

“Zgjedhorja”, Basha akuza Rithemelimit e Bardhit: Bëjnë sikur shahen ditën, natën bëjnë pazare me Ramën

Nga A2 CNN
19 Janar 2024, 18:21 | Politikë

Bëjnë sikur shahen ditën dhe natën bëjnë pazare që mos të hapin listat”. Në këtë mënyrë Lulzim Basha hodhi topin në fushën e Rithemelimit, duke i akuzuar disa orë pasi Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe të tjerët penguan mbledhjen e komisionit bipartizan të reformës zgjedhore.

Sipas Bashës, Rithemelimi, grupi i Bardhit dhe Edi Rama janë të gjithë në një mendje, duke u rreshtuar kundër listave të hapura, të cilat janë propozuar nga PD zyrtare.

Teatri i reformës zgjedhore me ndihmën edhe të regjisorit të kësaj shfaqje, Edi Ramës ka marrë dimensione qesharake kësaj jave. A keni dëgjuar këtë javë ndonjë pyetje drejtuar aktorëve politikë nëse janë pro listave të hapura, nëse janë për votim elektronik, nëse janë për një zonë elektorale dhe të thuash që ky debat nuk ka ndodhur gjithë këtë javë, është një koincidencë. Ka një komplot nga Edi Rama dhe Partia Socialiste dhe të tjerë me të cilët bëjnë sikur shahen ditën dhe natën bëjnë pazare që mos ta kenë të hapura listat. Në funksion të këtij komploti, ndodh ajo që quhet tym dhe pasqyra. Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet zhvillohen në pranverën e vitit të ardhshëm dhe tani është koha për një sistem zgjedhor. Në 24 orë të bësh xhiron e medias diskutohet për gjithçka përjashtuar këto çështje. Përpjekja për të na hequr nga këto çështje diku me tym dhe pasqyra dhe diku me shfaqje si ajo e paradites, nuk do të na kthejë pas. Listat e hapura, barazia e votës, pra Shqipëria një zonë elektorale. Ndaj dhe shfaqje si ajo e sotmja edhe në mos qofshin plotësisht të koordinuara, i shërbejnë vetëm atij që nuk e do reformën zgjedhore. Ky është një kurth që nuk do të arrijnë ta fusin dot kollaj Partinë Demokratike. Edi Rama e di që me këtë Kod nuk mund të shkojë në zgjedhje."

Mungesën në mbledhjen e komisionit të reformës zgjedhore të  bashkëkryetarit demokrat Enkelejd Alibeaj, Basha e arsyetoi, duke thënë se kishte një skenar Rama-Nikolla, për të krijuar përplasjen e radhës mes demokratëve. Sipas kreut të PD-së zyrtare, skema do të ishte e njëjtë me atë në Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të Informimit, ku dyshja Bardhi-Noka, u konfliktuan me kryetaren demokrate Flutura Açka.

Është detyrë e qeverisë të garantojë funksionalitetin e komisionit, Nikolla dhe Rama kishin plan të krijonin një përplasje si ajo që ndodhi para dy ditësh dhe pastaj të fërkonin duart. E kanë me shkrim kërkesën e Alibeajt të garantojnë funksionalitetin e komisionit, ne s’jemi as polici e gardë, është përgjegjësi e Kuvendit që të garantojë funksionalitetin e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Nuk e dua Reformën, po duan të thonë nuk e bëjmë për shkak të opozitës, por ne nuk bëhemi pjesë e kësaj loje."

Pas kësaj, kritikat nuk i kurseu për ish-bashkëpunëtorët e tij, duke akuzuar Bardhin dhe Nokën se iu hakërryen një zonje dy ditë më pare, por u shfaqën sot krah për krah me Damian Gjinkurin.

Para dy ditësh u sulën kundër dy zonjave deputete me fjalor, gjeste dhe hakërrime, ndërsa sot ndaj Gjiknurin u sollën si miq të vjetër. Po konferencën e kryetarëve pse nuk e bllokuan?! Përkundrazi, kur doli Acka dhe tha skam marrë njoftim, çuan njoftimin e Nikollës, janë bërë dhe zëdhënës. Dje sulmuan Açkën, sot si nuse krah për krahu me Gjiknurin duke i rrahur shpatullat sepse kanë të njëjtin interes.. Janë fakte dhe ftesa ime, duke i ballafaquar këto fakte, t’i qëndrojmë debatit në interes të publikut, jo ato personale. Vetë hanë kumbulla dhe duan që ne të na mpihen dhëmbët. Është teatër i skinronizuar."

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli