Përplasjet me Açkën, përjashtohen 10 ditë Bardhi dhe Noka, e pësojnë edhe 2 deputetë të tjerë

Nga A2 CNN
19 Janar 2024, 13:51 | Politikë

Përplasjet me Açkën, përjashtohen 10 ditë Bardhi dhe

Pas përplasjes me Flutura Açkën në Komisionin e Medias, deputetët Gazment Bardhi dhe Flamur Noka janë përjashtuar me 10 ditë nga seancat plenare dhe komisionet hetimore.

Por, duket se vendimi i Sekretariatit të Etikës nuk ka prekur vetëm këta dy deputetë, por edhe Bledion Nallbatin dhe Asllan Dogjanin, të cilët janë përjashtuar me 5 ditë.

Kujtojmë se dje deputetët Noka, Bardhi dhe të tjerë, krijuan tensione në mbledhjen e Komisionit të Medias. Teksa debatuan ashpër me Açkën, ata i morën me forcë asaj dhe mikrofonin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos