Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 11%
  • Kujdesi familjar 84%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Refuzohet kërkesa e Berishës për të marrë pjesë në seancat e Kuvendit

Nga A2 CNN
19 Janar 2024, 09:18 | Politikë

SPAK ka refuzuar kërkesën e Sali Berishës për të qenë i pranishëm në seancat e Kuvendit, edhe pse ndaj tij është dhënë masa e sigurisë arrest në shtëpi.

Kërkesën për të marrë pjesë në seancat plenare e kishin bërë avokatët e tij, Sokol Mëngjesi dhe Genci Gjokutaj, por nuk është miratuar. Masa e sigurisë ndaj Berishës ka hapur debatin, nëse atij do t’i ndërpritet mandati i deputetit, nëse mungon për më shumë se 6 muaj në Kuvend.

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka caktuar datën 24 janar për shqyrtimin e ankimit të kreut të Rithemelimit, Sali Berisha, kundër masës së sigurisë "arrest në shtëpi", që qëndron në fuqi prej 20 ditësh.

Në të njëjtën çështje, gjyqtarja Ilirjana Olldashi do të shqyrtojë edhe ankimin kundër vendimit që refuzoi përjashtimin nga çështja të gjyqtares Irena Gjoka.

Ndërkohë është vendosur që të shtyhet marrja në pyetje nga SPAK e ish-kryeministrit dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi. Si i dyshuar në kuadër të hetimeve për dosjen "Partizani", Sali Berisha do të merret në pyetje më 23 janar, ndërsa dy ditë më pas, SPAK do të pyesë edhe Jamarbër Malltezin.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi