Sondazh: A kujdeseni për datat e skadencës së produkteve ushqimore?
  • Gjithmonë 69%
  • Rrallë 19%
  • Asnjëherë 13%

Sherri me Bardhin e Nokën, Açka: Formë terrori! Kjo rrugë e opozitës s’po funksionon, jemi më keq

Nga A2 CNN
18 Janar 2024, 20:54 | Politikë

Sherri i ndodhur brenda Partisë Demokratikë në Komisionin e Medias, me protagonistë Gazment Bardhin dhe Flamur Nokën, për deputeten Flutura Açka është një tregues se rrugët e 2 palëve janë të ndarë. E ftuar në “Debat” në A2 CNN, Açka tha se nuk duhet parë në prizmin e dhunës së burrave ndaj gruas, por dhunimin e institucionit, pasi thekson se aty ishte si kryetare e një Komisioni Parlamentar.

Përballë gazetares Alba Alishani, Açka e ka cilësuar si formë e terrorit që do të ndikojë në të ardhmen e partisë në atë se çfarë konsiderojnë si bashkim.

“Ka qenë një gjë e beftë, nuk e kisha menduar që gjërat do të shkonin deri aty, por më vjen keq që e marrin si një dhunë e 2 burrave ndaj një gruaje, jo është një reagim e një grupi kolegësh ndaj Komisionit Parlamentar. E shmang thelbin e gjësë duke e trajtuar ashtu, do të vazhdojmë me këtë formë a do rrimë fshehur pas kafazeve dhe t’ia themi në sy shqiptarëve se ku e ka gangrenën kjo qeveri? Unë vendosa dha ua thashë nuk do tolerojë më komisione online, sepse ato kanë dhënë rezultate, të paktën kemi mundur të denoncojmë. Mua më ka lënë një shije të keqe, më vjen keq që janë kolegë që dikur bënin beteja. Mirëpo, këtu në një farë mënyre rrugët tona janë ndarë sepse kjo nuk është forma. Jam e bindur që kjo është një formë e terrorit, kush janë këta njerëz që tërheqin zvarrë parlamentin qoftë edhe për kauza të drejta?”, tha ajo.

Açka flet me bindje se rruga e ndërmarrë deri më tani nga opozita nuk ka rezultuar e duhura dhe për këtë duhet të reflektojnë.

“Komisionet online bëhen vetëm për 3 arsye dhe asnjë nga arsyet nuk kanë dje dhe unë po sjell edhe një qëndrim personal, që kjo nuk është mënyra e të bërit politik, se pas 4 muajsh e kam menduar si një rrugë të mirë, por nuk funksionon më, përderisa nuk kam parë asnjë shqiptar jashtë parlamentit që t’i bashkohet kësaj kauze. E kisha edhe me socialistët sepse komoditeti që kanë ato në të bërit parlament nuk mund ta lejoj. Gjërat janë edhe më keq, ne sot duhet të ulemi dhe të themi pse ka ndodhur kjo gjë?  Unë do shoh reagimin e kolegëve të mi, nëse do ketë ura bashkëpunimi gjithçka do të varet nga tolerance në debat dhe nga mënyra sesi do bëjnë opozitë në Shqipëri”, përfundoi Açka.

Për këtë episod, PS ka kërkuar përjashtimin e Flamur Nokës dhe Gazment Bardhit, që me ligjin e ri rrezikojnë deri në 2 muaj jashtë sallës së Parlamentit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë