Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 11%
  • Kujdesi familjar 84%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

“Rama ka frikë nga e vërteta”, Basha: Makinacione për të fshehur aferat

Nga A2 CNN
18 Janar 2024, 18:38 | Politikë

“Rama ka frikë nga e vërteta”, Basha: Makinacione për

Lulzim Basha reagoi përmes një postimi në Facebook pas vendimit të presidentit për të dekretuar ligjin e ri për komisionet hetimore.

Sipas Bashës, Rama ka frikë nga e vërteta dhe transparenca dhe krijon makinacione për të fshehur aferat korruptive që sipas tij kanë cuar pas hekurave gjysmën e qeverisë.

“Ai që nuk ka asgjë për të fshehur nuk i trembet transparencës.

Makinacionet e Edi Ramës për ti pamundësuar opozitës transparencën e aferave korruptive përmes komisioneve hetimore tregojnë frikën e tij nga e vërteta. Por transparenca për aferat korruptive ku është zhytur sot qeveria, që po varfëron dhe detyron shqiptarët të largohen do të bëhet me patjetër. 

Sot gjysma e qeverisë është në dyert e drejtësisë e prapa hekurave, dhe të gjithë ata që kanë abuzuar, së shpejti do të japin llogari për aferat e tyre korruptive.

Kohës së pandëshkueshmërisë po i vjen fundi, kartonat e Edi Ramës nuk e ndalin dot”, shkruan Basha.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi