Sondazh: A ju shqetëson lënia në harresë e Bibliotekës Kombëtare?
  • Po 71%
  • Jo 24%
  • Nuk më intereson 6%

Tensioni në parlament dhe reforma zgjedhore, reagon OSBE: Të angazhohen të gjitha palët

Nga A2 CNN
18 Janar 2024, 17:01 | Politikë

Tensioni në parlament dhe reforma zgjedhore, reagon OSBE: Të

Prej mesit të tetorit, parlamenti në Shqipëri nuk është duke funksionuar normalisht mes akuzave dhe protestave të opozitës ndaj mazhorancës.

Këtë të enjte ka reaguar edhe OSBE-ja në Tiranë, duke u bërë thirrje palëve për dialog konstruktiv. Ndërkohë, theksohet se përkushtimi i ndërkombëtarëve për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe në kohë mbetet i fortë.

“Çmojmë partneritetin tonë me Kuvendin e Shqipërisë! U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të kontribuojnë për një proces parlamentar të qetë e funksional. Punimet e papenguara dhe dialogu konstruktiv në komisione janë thelbësore. Përkushtimi ynë për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe në kohë mbetet i fortë. Angazhimi pozitiv i të gjithëve është vendimtar për të pasur sukses!”, thuhet në reagim.

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu