Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 33%
  • 1 mars 33%
  • Nuk e uroj 33%

Berisha: Skënderbeu luftoi një pushtim të huaj, kurse ju po luftoni një pushtim të brendshëm më barbar

Nga A2 CNN
17 Janar 2024, 19:28 | Politikë

Berisha: Skënderbeu luftoi një pushtim të huaj, kurse ju po

Demokratët u mblodhën sërish këtë të mërkurë poshtë banesës së kreut të Rithemelimit, Sali Berisha. Ky i fundit, gjatë fjalës së mbajtur në dritaren e banesës së tij para mijëra qytetarëve, sot në datën e 17 janarit përkujtoi Skënderbeun në ditën e vdekjes së tij, 556 vite më parë.

Berisha tha se, Skënderbeu luftoi një pushtim të huaj, ndërsa qytetarët, të cilët janë ngritur në protestë po luftojnë një pushtim të brendshëm më barbar. Berisha tha se, Edi Rama në Portin e Durrësit po vjedh një pasuri kombëtare, e cila shkon më së paku 4 miliardë euro.

Berisha tha se, Edi Rama dhe bashkëshortja e tij nuk do shpëtojnë kurrë nga vila me themelet 57 metër dhe pallati 5-katësh të ngritur me vjedhje dhe vetëm me vjedhje.

Ai shoti më tej se, askush nuk do vijë ta përmbysë për ne Edi Ramën, ndaj ai i bëri thirrje çdo shqiptari për t’u ngritur dhe për të shpëtuar shoqërinë shqiptare nga kthetrat e egra të krimit që e kanë kapluar.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli