Reforma Zgjedhore, Bardhi takon shefen e OSBE në Tiranë: Rama nuk lejon përfaqësimin e opozitës në komision!

Nga A2 CNN
17 Janar 2024, 18:14 | Politikë

Reforma Zgjedhore, Bardhi takon shefen e OSBE në Tiranë: Rama nuk

Deputeti i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas takimit që pati me përfaqësuesen e OSBE-ODIHR në vendin tonë, Clarisse Pasztory mbi Reformën Zgjedhore. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social 'X', Bardhi akuzon kryeministrin Rama se po bllokon komisionin për Reformën Zgjedhore, duke mos përfshirë përfaqësuesit e vërtetë të opozitës.

Përfaqësuesja e OSBE-ODIHR në vendin tonë Clarisse Pasztory ka zhvilluar një takim me deputetët Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi, Fatmir Mediu dhe Petrit Vasilin për të diskutuar mbi Reformën Zgjedhore, komisioni për të cilën pritet të mblidhet të premten më 19 janar.

Pas këtij takimi, ka reaguar Bardhi i cili nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social ‘X’, shprehet se Reforma Zgjedhore është bllokuar nga kryeministri Edi Rama, i cili sipas deputetit të PD, nuk po lejon përfaqësimin e opozitës në komision.

“Përfaqësues të opozitës u takuan sot me Kryetaren në Detyrë të Prezencës së OSBE-së zj. Pasztory. Ritheksuam se për opozitën Ref. Zgjedh është një prioritet, që është bllokuar dhe po vazhdon të bllokohet nga Edi Rama, duke mos lejuar përfaqësimin e opozitës në këtë Komision”, shkruan Bardhi.

Ndërsa më tej, ai theksoi se nuk mund të ketë konsensus për këtë Reformë nëse në nuk ka gjithë përfshirje të opozitës, e cila sipas tij nuk përfaqësohet nga Alibeaj e Basha të cilët i konsideron si minorancë brenda opozitës.

A2 CNN Livestream

Latest Videos