Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 10%
  • Kujdesi familjar 80%
  • Ndikimi i shoqërisë 10%

Sherri me Açkën rindez përplasjet e demokratëve, Bardhi-Bashës: I paburrë! Rri në shtëpi e shton katet në Kulla

Nga A2 CNN
17 Janar 2024, 12:49 | Politikë

Sherri me Açkën rindez përplasjet e demokratëve,

Përplasja e ashpër në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik midis opozitarëve Flamur Noka e Gazmend Bardhi me drejtuesen Flutura Açka, ka rindezur edhe njëherë debatin e brendshëm mes demokratëve.

Açka në daljen e saj për mediat shprehu keqardhje për incidentin, duke deklaruar se Bardhi e Noka duan të mbajnë në kaos jetën parlamentare, ndërsa pak minuta më pas deputetja u mor në mbrojtje nga kreu i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha.

Me një postim në rrjetet sociale, Basha i quajti ish-bashkëpunëtorët e tij "burrecë të vegjël" dhe tha se është “turp që mendojnë se duke sulmuar zonjat me dhunë verbale, tregojnë forcë”.

Nuk ka vonuar shumë ndërkohë përgjigjja e Gazment Bardhit për Bashën, të cilin e konsideron një “të paburrë” në postimin e tij në rrjetet sociale, ku shprehet i keqardhur për përplasjen me Açkën.

Sipas kreut të Grupit Parlamentar të PD, konflikti i sotëm ishte derivat i strategjie të Bashës që kërkon të provokojë opozitarët e tjerë, duke rikthyer “normalitetin e rremë” në jetën parlamentare.

Absolutisht i keqardhur nga debati me kolegë të opozitës! Por, është fakt i njohur që opozita është në një betejë kundër mazhorancës në Kuvend, dhe çdo opozitar duhet të jetë krah nesh në këtë betejë, dhe jo përballë njëlloj si Edi Rama. Tentativa për të provokuar me “normalitet të rremë” i kolegëve të opozitës, nuk mund të jetë kurrë strategjia e një opozitari”.

Më tej, Bardhi hedhe akuza në drejtim të kryetarit të PD-së zyrtare, duke pretenduar se përfiton favore, ndërkohë që shfrytëzon ndershmërinë e deputetëve demokrate që ende i besojnë kur thotë se bën opozitë përballë Ramës.

Ajo është vetëm strategjia e një të paburri, që vetë rri në shtëpi e kujdeset të shtojë katet në Kulla, ndërkohë që keqpërdor për fasadë të pazareve në kurriz të demokratëve, ndershmërinë e disa zonjave deputete, që vazhdojnë të besojnë gënjeshtrat e tij!

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu