Përplasja në Kuvend, komisionet parlamentare vijojnë mbledhjet online pa opozitën

Nga Ervin Koçi
16 Janar 2024, 13:53 | Politikë

Komisionet parlamentare vijuan punën online edhe në sesionin e ri parlamentar. Tensionet e shkaktuara në seancën e 15 janarit duket se u bënë shkak që dyert e mbledhjeve të hapeshin virtualisht nëpërmjet platformës Zoom.

Ashtu si edhe në 2023, në mbledhjet online u bënë pjesë vetëm deputetët e mazhorancës ku në Komisionin e Ligjeve miratuan tri akte normative të qeverisë, mes të cilave edhe ngritja e Task-Forcës për monitorimin e bizneseve në derdhjen e ujërave të zeza.

Akti në fjalë parashikon një monitorim të rreptë të bizneseve që operojnë në bregdet ose buzë liqeneve dhe lumenjve. Në rastet kur do të konstatohet se ata derdhin ujërat e zeza në det, lumë ose liqen, do të merren masa administrative të cilat variojnë nga 1.5 milionë deri në 2.65 milionë lekë të reja.

U konstatua mungesa e ndërtimit dhe funksionimit në sistemin e kanalizimeve të brendshme në trajtimin e ujërave”, tha zv.ministrja e Infrastrukturës, Enkelejda Muçaj.

Ndërsa komisioni i jashtëm miratoi kandidaturat e Ermal Muçës për Ambasador të Shqipërisë në Japoni dhe Sali Shibës në postin e Ambasadorit të Shqipërisë në Egjipt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos