Reforma zgjedhore, BE për A2 CNN: Duhet dialog gjithëpërfshirës, nuk jemi përfshirë në asnjë ndërmjetësim

Nga A2 CNN
16 Janar 2024, 12:20 | Politikë

Reforma zgjedhore, BE për A2 CNN: Duhet dialog

BE-ja nuk është e përfshirë në asnjë ndërmjetësim sa i takon tejkalimit të krizës në komisionin e posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore. Këtë përgjigje i dha A2 CNN, zyra e shtypit e delegacionit europian në vendin tonë, sipas të cilës reforma zgjedhore kërkon dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës të të gjitha palëve.

Gjithashtu, Bashkimi Europian thekson nevojën për të ndjekur rekomandimet e OSBE/ODIHR.

“Në përgjigje të raportimeve që qarkullojnë në media, dëshirojmë të sqarojmë se ndërkohë që BE-ja nuk është e përfshirë në asnjë ndërmjetësim, qëndrimi ynë mbetet i njëjtë: vazhdojmë të theksojmë nevojën për të ndjekur rekomandimet e OSBE/ODIHR. Siç e kemi thënë edhe më parë, përfshirë edhe Raportin e vitit 2023 për Shqipërinë, reforma zgjedhore kërkon dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës të të gjitha palëve”, ishte përgjigjja për A2 CNN.

Ky reagim i BE-së dhe SHBA-së, erdhi pasi një ditë më para Basha tha se rikthimi në mbledhjet e komisioneve zgjedhore ishte fryt i ndërmjetësimit të partnerëve ndërkombëtarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos