Prezenca e OSBE në Shqipëri, i ka uruar suksese Kuvendit në nisjen e sesionit të ri parlamentar.
Me një shënim në platformën “X”, OSBE thotë se presin ta shohim parlamentin, si platformën për debat politik, plotësisht funksional dhe të fokusuar te reformat e nevojshme.
“I urojmë sukses Kuvendit në nisje të sesionit të ri parlamentar! Presim me padurim ta shohim parlamentin, si platformën për debat politik, plotësisht funksional dhe të fokusuar te reformat e nevojshme, duke filluar nga ajo zgjedhore, në interes të qytetarëve. Koha deri në zgjedhjet e 2025-s është e shkurtër dhe mbetet shumë për të bërë. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është e gatshme të ndihmojë”, thuhet në reagim e OSBE-së. (A2 Televizion)