Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka kërkuar që në nisje të sesionit parlamentar t’i drejtohet fizikisht nga foltorja e Kuvendit mazhorancës dhe opozitës sot në orën 17:00. Ky vendim i kreut të shtetit vjen në një moment kur ende kriza politike e 2023 nuk ka gjetur zgjidhje as në këtë fillimvit.
Gjithashtu demokratët e grupit parlamentar demokrat kanë paralajmëruar se edhe në këtë seancë të parë do të vijojnë protestat duke mos lejuar zhvillimin normal të punimeve. Për këtë lajm të konfirmuar nga institucionet e Kuvendit dhe Presidencës ka reaguar kreu i grupit parlamentar të PD duke e konsideruar provokim.
Gazment Bardh i kujtoi Presidentit Begaj që ata kanë paralajmëruar proteste në sallë kundër mazhorancës dhe për këtë arsye i bën thirrje atij që të mos keqpërdoret nga mazhoranca si fasadë për një normalitet të rremë në Kuvend. (A2 Televizion)