Hapja simbolike e sesionit, këtë herë, ndikohet nga ndryshimet në kabinetin qeveritar. Presidenti Bajram Begaj dekretoi ministren më të re të qeverisë “Rama 3” Adea Pirdeni.
Propozimi i Edi Ramës për të krijuar një Ministri të re që në fushë të përgjegjësisë do të ketë Administratën Publike dhe Antikorrupsionin mori firmën procedurale të Presidentit të Republikës.
Begaj dha dritën jeshile që Pirdeni të betohet në të njëjtën seancë me Blendi Gonxhen, i cili bëhet ministër i Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës.
Në pak ditë, Edi Rama njoftoi ndryshime në kabinetin e ministrave, ku e sakrifikuara është Elva Margariti që mbante postin e ministres së Kulturës. (A2 Televizion)