Nis sot sesioni i ri parlamentar i Kuvendit, i cili në dhjetor u mbyll me tensione mes opozitës dhe mazhorancës. Seanca do të nisë pasdite në orën 17:00, ku sipas rendit të ditës të publikuar nga Parlamenti në hapjen e punimeve, janë parashikuar vetëm dekretet e presidentit të Republikës për shkarkim dhe emërim ministrash, vendime të marra nga kryeministri Rama më herët.
Bëhet fjalë për shkarkimin e Elva Margaritit si ministre Kulture, riemërimin e Ervin Metes vetëm në ministrinë e Financave dhe Blendi Gonxhe bëhet ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Seanca e parë për vitin 2024 nis me një rregullore të re disiplinore me përjashtim deri në 60 ditë.
Deputetët lanë pas një vit të tensionuar mes kaosit, tymit e flakadanëve dhe nismave ligjore që kërkojnë shumicë të cilësuar prej 84 votash, siç janë amnistia penale dhe reforma zgjedhore.
Por kryeministri Rama tha se mungesa e 84 votave nuk është kusht për reformat dhe se socialistët do ta gjejnë një alternativë. (A2 Televizion)