Sondazh: A ju shqetëson lënia në harresë e Bibliotekës Kombëtare?
  • Po 71%
  • Jo 24%
  • Nuk më intereson 6%

Kërkuan seancë plenare publike për marrëveshjen Rama-Meloni, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e deputetëve demokratë

Nga A2 CNN
13 Janar 2024, 14:24 | Politikë

Kërkuan seancë plenare publike për marrëveshjen

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e bërë nga 30 deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, për shqyrtimin e çështjes së marrëveshjes Rama-Meloni në seancë plenare publike.

Këtë vendim, deputetet e opozitës e kanë cilësuar si shmangie të transparencës nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

“Transparenca e munguar nga Këshilli i Ministrave gjatë negocimit dhe nënshkrimit të Protokollit për emigrantët me Italinë, duket se vazhdon edhe gjatë shqyrtimit të kësaj çështjeje nga Gjykata Kushtetuese, për sa kohë që publiku dhe mediat nuk kanë mundësi që të njihen me materialet e çështjes dhe të dëgjojnë qëndrimet e palëve, pyetjet e Gjykatës dhe përgjigjet e tyre, si dhe debatin gjyqësor. Gjykata Kushtetuese ka refuzuar të premten kërkesën e Grupit Parlamentar të PD që kërkojë shqyrtimin publik të kësaj çështje...”

Në përgjigjen e saj, Gjykata Kushtetuese shprehet se në mbledhjen e gjyqtarëve të mbajtur të enjten, u vendos që shqyrtimi të bëhet me dyer të mbyllura.  

Kujtojmë se legjitimiteti i marrëveshjes me Italinë për strehimin e refugjatëve do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese më 18 janar. Në rast aprovimi, ajo do të duhet të miratohet nga Kuvendi i Shqipërisë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu