Sesioni i ri parlamentar nis pa Sali Berishën në sallë, por asgjë tjetër të re nuk ka nga fronti blu i demokratëve.
Edhe në nisje të sesionit të ri parlamentar priten skenat që mbyllën 2023-shin,kur mazhoranca i miraton ligjet mes protestash dhe demokratët i dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.
Radha tani është e Portit Turistik të Durrësit dhe Tatimi të profesioneve të lira. Gazment Bardhi zhvilloi mbledhjen e parë të grupit parlamentar, ndërsa lideri i opozitës ndodhet në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit.
Brenda parlamentit do të shohim një grup të bashkuar nën drejtimin e Bardhit, por jashtë këtij institucioni pala e tij me atë të Berishës, ende nuk e kanë gjetur formulën e bashkimit.
Sfida e përbashkët është reforma zgjedhore, por Edi Rama po eksploron zgjidhje që shmang edhe Komisionin Bipartizan. Një kronikë të paralajmëruar e cilësoi kreu i grupit parlamentar demokrat qëndrimet e Ramës nëse do të mungojë konsensusi aritmetik.
Një paralajmërim kishte edhe për Lulzim Bashën nëse bëhet pjesë e skenarit të Ramës.
Bardhi ironizoi ish-bashkëpunëtorin e tij të ngushtë Bashën, mbi deklaratat e tij për numrin e anëtarëve të PD, duke kthyer erdhe një përgjigje për kritikat ndaj aksionit të opozitës.
Tashmë Basha dhe Bardhi ndahen edhe në aktivitetin kulturor që ndjekin, ku duket se njëri sheh telenovelat e tjetri lexon libra.
(A2 Televizion)