Kryeministri Edi Rama është i mendimit se Gjykata Kushtetuese do ta legjitimojë marrëveshjen me Italinë për ngritjen e një qendra pritëse për emigrantët në Gjadër të Lezhës.
Ai ishte i ftuar në Festivalin e Politikës Atreju 2023, të organizuar nga “Fratelli D’Italia”, e kryeministres Georgia Meloni ku fokus të diskutimit pati edhe marrëveshjen e nënshkruaj pak javë më parë.
“Kjo është një provë që unë nuk i kontrolloj gjykatat në Shqipëri. Kam besim, sepse marrëveshja nuk ka asgjë antikushtetuese. Deri në mars është afati kohor, por mendoj se vendimi do të merret shumë më herët sepse është një marrëveshje shumë e rëndësishme dhe të dyja qeveritë duhet të dinë nëse mund të vazhdojnë apo jo.”
Nga Italia Edi Rama zbuloi se ka pasur kërkesa edhe nga vende të tjera për të nënshkruar një marrëveshje të njëjtë.
“Është gjithmonë një nder të japësh dorën kur ta kërkon Italia dhe do të jetë gjithmonë një privilegj të konsiderohemi mik i veçantë i Italisë, duhet të bëjmë gjithçka për të qenë vëllai i Italisë. Kemi pasur kërkesa të tjera nga vendet europiane për të pranuar emigrantë, por ne u thamë jo.”
Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë më 18 janar legjitimitetin e kësaj marrëveshjeje, ku në rast aprovimi, do të duhet të miratohet nga Kuvendi i Shqipërisë. (A2 Televizion)