Trazirat në Kuvend, Sekretariati i Etikës përjashton me 10 ditë tre deputetë demokratë

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2023, 16:17 | Politikë

Trazirat në Kuvend, Sekretariati i Etikës përjashton me 10

Sekretariati i Etikës ka përjashtuar me 10 ditë tre deputetët demokratë, Saimir Korreshi, Edmond Spaho dhe Kastriot Piroli. 

Kërkesa është bërë nga Partia Socialiste pas episodeve të djeshme në Kuvend. Edhe në këtë seancë, deputetët e Rithemelimit ndezën tymuese dhe flakadanë.

Partia Socialiste në seancën e së enjtes, e cila zgjati jo më shumë se 8 minuta votoi rregulloren e re, në të cilën parashikohet përjashtim deri në 60 ditë për deputetët që përfshihen në skena dhune dhe pengojnë punimet e Kuvendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos