“Edhe në ’46 deputetët e dënuar ishin më pak se të përjashtuarit sot”, Dervishi: Rrënjët e kësaj krize fillojnë në 2019

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2023, 21:36 | Politikë

“Edhe në ’46 deputetët e dënuar ishin më pak se

Këto 5 vite shumica e kryeministri nuk janë mësuar me opozitë. Kështu u shpreh në studion e Debatit në A2 CNN, analisti Lutfi Dervishi, sipas të cilit rrënjët e kësaj krize fillojnë në 2019 me vendimin e PD për të dalë nga parlamenti. Ai thekson se “edhe në vitin ’46 grupi i deputetëve të dënuar ka qenë më pak se përjashtimi i 18 deputetëve të opozitës nga parlamenti”.

“U mësuan me opozitën formale atje dhe mendojnë që parlamenti ideal është ky që bien dakord dhe udhëheq gjithnjë PS. Kanë ndryshuar kushtetutën kanë miratuar ligjet që kanë dashur dhe tani ndryshojnë rregulloren. Por rregullorja është për rregullat e lojës ti s’mund të bësh rregulla për vete. Nëse kanë këtë mendje ta lënë jo 2 muaj po 22 ose gjithë jetën dhe të mos ketë fare opozitë në parlament. Nuk e kuptoj cili është interesi ku opozita më e madhe është 10%. A është kjo e shëndetshme për mazhorancën? Mazhoranca e do kaq shumë PD sa do të shohë në 3-4 PD”.

Dervishi thekson se ka një përmbysje nga motot e mëparshme të opozitës që kanë qenë radikalizim në rrugë dhe dialog në kuvend, përkundër asaj që opozita ka shpallur sot; betejë në parlament, dëgjesa me popullin.

“Ajo që kemi parë deri më tani është që jemi në 2023 ka një ndërgjegjësim edhe motoja  e shpallur; betejë në parlament dëgjesa me popullin. Opozitat në Shqipëri kanë qenë e kundërta e kësaj mantre radikalizim në rrugë dhe dialog në Kuvend. Kemi përmbysje se nuk është mbështetja që të dalë në rrugë e të prodhojë ndryshime dhe presin që të prodhohet në parlament. Më shumë i ngjan një beteje të dëshpëruar, ndërsa shumica po trash zullumin ( me refuzimin e komisioneve hetimore)”.

Të përjashtosh deputetët 2 muaj të përjashtosh 18 deputetë, edhe grupi i deputetëve i dënuar në vitin 46 ka qenë më pak në numër. Janë veprime ekstreme nga njëra anë në tjetrën.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos