Partia Socialiste ka kërkuar të përjashtohen me dhjetë ditë tre deputetë të opozitës nga punimet e Kuvendit. Kjo kërkesë lidhet me episodet e djeshme në Kuvend, ku disa deputetë u bënë protagonistë në sallë duke hedhur flakadanë dhe tymuese.
Bëhet fjalë për Saimir Korreshin, Edmond Spahon dhe Kastriot Pirolin.
Partia Socialiste në seancën e së enjtes, e cila zgjati jo më shumë se 8 minuta votoi rregulloren e re, në të cilën parashikohet përjashtim deri në 60 ditë për deputetët, që përfshihen në skena dhune dhe pengojnë punimet e Kuvendit. (A2 Televizion)