Për pak ditë Sali Berisha pritet të jetë pa imunitet dhe nën masë arresti nga SPAK, por demokratët po përgatisin kundërpërgjigjen politike.
Kreu i Rithemelimit tha se duan mandatin e Edi Ramës dhe mbledhja e firmave ka nisur. E akuzojnë për tenderat që Berisha thotë se ka fituar vajza e bashkëshortes së kryeministrit.
“Nuk mund ta falim. Dhe ua thashë ju, do kërkohet heqja e mandatit të Edi Ramës. Dodorëzohen dokumentet, po mbledh grupin e juristëve për të kërkuar heqjen emandatit. Ka shkelur Kushtetutën, ka shkelur ligjin...”
Nga ana tjetër, lideri i opozitës njoftoi se edhe kundërprokurorëve të SPAK do të ketë padi, pasi i akuzon se kanë amnistuar kreun eBashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në dosjen e inceneratorit të Tiranës.
"Paratë e djegësit të Tiranës kanë djegur SKAPIN."
Këto lëvizje vijnë paralelisht me protestat e thirrura. Nuk do të jetë e vetmja ajo e së hënës në Kryesinë e Kuvendit, kur këshilli i mandateve shqyrton kërkesën e SPAK për imunitetin e Beishës. Ai tha paralajmëroi protesta të vazhdueshme në të gjithë vendin që sipas tij do të ndalen vetëm nëse rrëzojnë Edi Ramën nga pushteti.
Theksoi edhe njëherë se thirrja e qytetarëve nuk po bëhet kundër SPAK dhe për procesin e nisur ndaj tij, por është vijim i revoltës sëdeputetëve në Kuvend.
“Nuk ka asnjë lidhje me SKAP-in. Po të ishte për SPAK-un, bënim thirrje të shkonimte SPAK-u. Absolutisht nuk ka asnjë lidhje. Ka lidhje me Edi Ramën dhe vendimine tij të tmerrshëm antidemokratik që mori në parlament. Pra, është vazhdim iprotestave tona. Të enjten do jemi para parlamentit. Tani nuk ka më tëndalur....”
Vendimi për thirrjen e qytetarëve në protestë u mor nëmbledhjen e Kryesisë, në mënyrë të njëanshme pasi Grupi Parlamentar u deklaruakundër këtij skenari.
Por kjo për kreun e Rithemelimit nuk përbën problem, pasi pohoi se me Gazment Bardhin dhe deputetët që e mbështesin nuk do ketë asnjëkrisje, edhe nëse ata nuk marrin pjesë në protestë.
“Po të votohej, shumica do dilte për protestë. Por pikërisht se ne nuk operojmë meshumicë dhe pakicë, por ecim me mirëkuptime më të gjëra, por nëse do votohet,shumica do ishte për protestë”. (A2 Televizion)