Çështjet e mbartura, Kuvendi shkel vendimin e Gjykatës Kushtetuese për votën e diasporës

Nga Ervin Koçi
5 Janar 2024, 13:19 | Politikë

Salla e Kuvendi do të qëndrojë e qetë edhe për pak ditë. Deputetët do të rikthehen në tavolinat e punës pas 10 ditësh, ku më shumë se sa zelli për t’i dhënë drejtim çështjeve të mbartura, duket se po përgatiten për të vijuar aty ku e lanë vitin e shkuar.

Reforma Zgjedhore mund të konsiderohet si krye çështja e pa zgjidhur nga Kuvendi i Shqipërisë.

Komisioni i Posaçëm Parlamentar mori gjashtë muaj kohë shtesë në shtator për të hartuar dhe miratuar ndryshimet e Kodin Zgjedhor, por që në realitet nuk u mblodh asnjëherë.

Ndryshimet e Kodit Zgjedhor ishin të imponuara edhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për votën e diasporës, e cila la një vit kohë për të miratuar ndryshimet ligjore që do ta mundësonin atë. Ky afat skadon në 9 janar, i cili praktikisht mund të konsiderohet i shkelur nga deputetët që vijojnë pushimet e dimrit.

Veprimtaria politike mbizotëroi mbi atë institucionale gjatë vitit 2023. Kuvendi nuk arrit të që miratonte një sërë aktesh që i nisi me bujë të madhe vitin që lamë pas.

E tillë ishte edhe paketa e dekomunistizimit, e kërkuar nga të gjitha grupimet parlamentare, por që në finale mbeti në vendnumëro dhe as kërkesa e Klerit Katolik mbi një nismë të ngjashme nuk arrti të vinte në lëvizje vullnetin politik të palëve. Miratimi i këtyre akteve kërkojnë 84 vota të cilat socialistët nuk i kanë.

Krahas funksionit ligjvënës, Kuvendi ka edhe funksionin zgjedhor, të cilin nuk e ushtroi plotësisht gjatë vitit 2023 pasi edhe pozicioni i Avokati i Popullit prej 2 vitesh tashmë nuk po miratohet nga Kuvendit.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni