Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 11%
  • Kujdesi familjar 84%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Zbardhja e “21 janarit”, Balla: Predha që vrau Aleks Nikën do të dërgohet në Itali për ekzaminime

Nga Julian Kasapi
4 Janar 2024, 17:13 | Politikë

Zbardhja e “21 janarit”, Balla: Predha që vrau Aleks Nikën

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, tha se është e papranueshme, por nuk preferoi të zgjatej më tej në komente për të mos i dhënë ngjyresa politike fjalimit të ish-kryeministrit Berisha me simpatizantët e tij, teksa ndodhet në arrest shtëpie.

Sipas Ballës, deponimi i bërë prej tij për privatizimin e ish kompleksit Partizani është rast tipik korrupsioni si në librat e kriminalistikës, ndërsa arresti në shtëpi është i njëjtë si arresti me burg.

“Kam dëgjuar shumë interpretime nga mediat për mënyrën e zbatimit të arrestit në shtëpi. Kodi i Procedurës Penale thotë se ke të gjitha ndalimet që ke gjatë arrestit me burg. Nuk e kam shkruar unë as zotëria, por e kam votuar dhe unë dhe zotëria. Nuk dua të hyj asnjë koment. Nuk kam pasur asnjë kontakt me policinë e shtetit që shtetasi në fjalë të trajtohet një lloj si shtetasit e tjerë. Është e papranueshme, por megjithatë i takon institucioneve të tjera të komentojnë", tha Balla.

Këtu ministri i Brendshëm tha se ndahen dy botë. “PS që nuk bën asnjë koment për asnjë akuzë që ngrihet ndaj njërit prej nesh. Keni dëgjuar ndonjë nga përfaqësues të PS të komentojë vendimet e prokurorisë e gjykatës? Kemi rastin tjetër dhe e kuptoni qartë që është një korrupsion i pastër. Një funksionar publik përdor firmën, pozicionin dhe funksionarët e tij brenda ndërtesës për përfitime të paligjshme apo lehtësim procedure. Këtu është korrupsion se janë krijuar miliona pasuri”.

Ministri i Brendshëm tha se mbetet prioritet dhe zbardhja e ngjarjeve të rënda pa autor, siç është 21 janari.

“Është urdhërues të gjitha gjetjet, do ua vëmë në dispozicion me të gjitha konkluzionet. Gjykata e vendos theksin te zinxhiri komandues. Në këtë këndvështrim, mendoj se vendimi ka hapur një mundësi të re dhe që duhet ti shkohet deri në fund. Policia po bën pjesën e vet, pas dy ditësh do niset në Itali për ekspertim predha dhe elementë të tjerë, pa hyrë në elementë të tjerë pa prekur sekretin hetimor. Është shumë e rëndësishme, ajo që ka thënë Gjykata. Nuk do të ketë më hapësirë manovrimi”, tha Balla.

Në bilancin e punës, ministri i Brendshëm tha se procesi i vetëpastrimit në radhët e policisë së shtetit do të përmbyllet për të çrrënjosur nga uniforma ata persona të inkriminuar. Sipas tij, deri më tani 367 punonjës policie janë arrestuar apo proceduar. Balla u shpreh se kemi numrin më të ulët të vrasjeve në 30 vite me 35 ngjarje kriminale. Përgjatë vitit 2023 janë sekuestruar 2,6 milionë euro të padeklaruara, ndërsa policia e shtetit ka parandaluar 67 ngjarje të rënda kriminale. Balla tha se në total janë goditur 47 grupe kriminale me aktivitet në fushën e narkotikëve apo dhe kryerjen e ngjarjeve kriminale, ndërsa lufta ndaj drogave sintetike do jetë prioritare.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi