Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 27%
  • 1 mars 45%
  • Nuk e uroj 27%

Balla: Shqipërisë i është pastruar një herë e mirë imazhi i nxirë nga e shkuara

Nga A2 CNN
4 Janar 2024, 12:13 | Aktualitet

Balla: Shqipërisë i është pastruar një herë e

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka bërë mesditën e së enjtes një analizë vjetore të ministrisë që ai drejton, por edhe ka prezantuar prioritetet për vitin 2024.

Analizën, Balla e nisi me turizmin për gjatë gjithë vitit që lamë pas duke theksuar se emri  i Shqipërisë mund të thuhet se ”është pastruar një herë e mirë.”

“Lajmi më i bukur i vitit që mbyllëm nuk ishte vetëm shifra 10.155.640 shtetas të huaj që vizituan Shqipërinë, por certifikimi ndërkombëtar i Shqipërisë sonë si një destinacion europian me bukuri natyrore, mikpritje të pakonkurueshme dhe siguri mbresëlënëse,” u shpreh ministri.

Po në kuadër të turizmit, Balla shtoi se po bëhen përgatitje për të përballur fluksin më të lartë të turistëve që priten këtë sezon.

“Struktura e re, Forca Kombëtare e Sigurisë, do të duhet të marrë një përgjegjësi më të madhe, sa i përket sigurisë publike gjatë sezonit turistik.”

Balla tha se gjatë 2023 edhe numri i aksidenteve rrugore është ulur ndërsa numri i automjeteve në qarkullim është rritur.

Prioritet për Ministrinë e Brendshme këtë vit, siç u shpreh dhe drejtuesi  saj, do të jetë kontrolli i situatës së zjarreve, ulja e numrit të aksidenteve në zonat qytetase në bashkëpunim me bashkitë e qyteteve të mëdha, si dhe parandalimi dhe zbulueshmëria i ngjarjeve kriminale.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli