Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 27%
  • 1 mars 45%
  • Nuk e uroj 27%

2 aksidente rrugore në "Pogradec-Qafë Thanë", 10 të lënduar

Nga A2 CNN
1 Janar 2024, 14:29 | Aktualitet

2 aksidente rrugore në "Pogradec-Qafë Thanë", 10

Dy aksidente rrugore janë regjistruar mesditën e kësaj të hëne të parë të 2024. Rreth orës 10:00 në aksin rrugor "Pogradec-Qafë Thanë", në afërsi të fshatit Udënisht, janë përplasur 3 makina, për pasojë janë lënduar 6 persona. Fatmirësisht të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 01.01.2024, rreth orës 10:00, në aksin rrugor "Pogradec-Qafë Thanë", në afërsi të fshatit Udënisht, janë përplasur 3 automjete me drejtues shtetasit E. Q., Ch. R. dhe E. L. Për pasojë kanë marrë lëndime 6 shtetas, të cilët ndodhen në spitalin e Pogradecit, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, aksidenti tjetër u regjistrua po në aksin Pogradec-Qafë Thanë, kësaj here në afërsi të fshatit Piskupat. 2 makina janë përplasur, për pasojë 4 persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spital.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli