Kuksianët “e teprojnë” me ushqim e pije! 52 qytetarë përfundojnë në urgjencë, asnjë lindje

Nga A2 CNN
1 Janar 2024, 13:17 | Aktualitet

Kuksianët “e teprojnë” me ushqim e pije! 52 qytetarë

Viti i ri 2024 nuk ka ardhur shumë mirë për disa qytetarët të Kukësit. 52 prej tyre kanë përfunduar në Urgjencë që nga ora 00:00 e deri në orën 10:00.

Ndihma mjekësore është dhënë për personat që kanë shfaqur probleme shëndetësore si helmimi, konsumimi i tepërt i alkoolit e deri tek rastet e hipertensionit, pohojnë mjekët e kësaj urgjence.

Gjithsesi rastet e mbërritjes në urgjencë janë trajtuar me përparësi e nuk ka patur probleme të rënda shëndetësore

Fatmirësisht në natën e ndërrimit të viteve në Kukës nuk janë shënuar incidente gjatë plasjes së fishekzjarrëve dhe kapsollave, ndonëse në sheshin kryesorë të qytetit të Kukësit nata e ndërrimit të viteve o përcoll me ndezjen e pa kontrolluar të fishekzjarrëve e kapsollave nga vetë qytetarët. Ndërkohë Kukësi vitin 2024 e ka nisur pa asnjë lindje.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu