Fredi Beleri del nga burgu, merr 6 orë leje për vdekjen e gjyshes

Nga A2 CNN
31 Dhjetor 2023, 11:42 | Aktualitet

Fredi Beleri del nga burgu, merr 6 orë leje për vdekjen e gjyshes

Pas 8 muajsh i burgosur, Fredi Beleri, kryebashkiaku i pabetuar i Himarës, ka dalë nga qelia e tij. A2 CNN mëson se Beleri ka marrë 6 orë leje për shkak se ka humbur gjyshen. Ai ka lënë burgun e Fierit ku ndodhej dhe i shoqëruar nga efektivë policie do të jetë i pranishëm në varrimin e gjyshes së tij, për t’i dhënë lamtumirën e fundit. 

Beleri ka bërë disa kërkesa për të dalë nga qelia me qëllim që të betohet dhe të marrë detyrën si kryetar Bashkie të Himarës, mirëpo ato janë refuzuar nga të gjitha shkallët e gjykatave.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin. Ai së bashku me qeverinë greke e quajnë arrestimin si me prapavijë politike, madje Greqia ka kërcënuar se do vendosë veton për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu