Iu caktua “arrest në shtëpi”, Berishës i dorëzohet vendimi në shtëpi

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2023, 14:57 | Aktualitet

Oficerët e Policisë Gjyqësore i kanë dorëzuar ish-kryeministrit Sali Berisha vendimin e gjykatës për masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, pasditen e së shtunës.

GJKKO vendosi ditën e sotme masën e arrestit në shtëpi për kreun e Rithemelimit Sali Berisha. Masë e arrestit do të shoqërohet me mbikëqyrje policore dhe pengim të komunikimit me persona të tjerë.

Sipas Gjykatës së Posaçme, mbikqyrja policore ndaj Berishës nuk do të jetë me punonjës policie të stacionuar pranë banesës së tij, por periodike. Në bazë të periodicitetit që do të kërkojë SPAK, oficerët e policisë do të verifikojnë nëse Berisha ndodhet në banesë apo jo.

Më herët gjatë ditës së sotme, i biri Shkëlzen Berisha, me ironi, e cilësoi vendimin e Gjykatës së Posaçme, kartolinën e Vitit të Ri nga kryeministri Edi Rama.

Kurse, nënkryetari i Rithemelmit, Luçiano Boçi, në një konferencë për mediat theksoi se Berisha nuk do të mposhtet nga asnjë lloj vendimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos