Përfundon 10.5 km në Lotin 2 të rrugës Qukës-Qafë Plloçë, Rama publikon pamjet

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2023, 11:24 | Aktualitet

Përfundon 10.5 km në Lotin 2 të rrugës Qukës-Qafë

Kanë përfunduar 10 kilometrat e lotit të dytë të rrugës Qukës-Qafë Plloçë. Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, sipas të cilit kjo rrugë është plotësuar me të gjitha parametrat e sigurisë rrugore.

“Përfundojnë 10.5 kilometra në Lotin 2 të rrugës Qukës-Qafë Plloçë, plotësuar me të gjitha parametrat e sigurisë rrugore me sinjalistikë vertikale/horizontale, guardreil, bankina. Në të 3 lotet punimet po vijojnë me qëllim përfundimin e plotë të këtij projekti të shumëpritur”, shkruan Rama.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos