Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është përgjuar nga SPAK gjatë hetimit për llogari të të cilit u kontrollua edhe banesa e tij. Në një nga këto biseda ka rezultuar se Beqaj përdor telefonin e shoferit të SASPAC, agjencisë që drejtonte, për të folur me një person me emrin Ermal, i cili ishte i angazhuar në administrimin e një restoranti pranë qendrës së kryeqytetit.
Sipas SPAK, në bisedën e kryer në ditët e para të muajit dhjetor, Beqaj i kërkon këtij personi të takohet me dikë tjetër të njohur si Gazi, që rezulton të jetë administratori ligjor i restorantit. Nga përgjimi i një bisede mes këtyre dy personave SPAK ngre dyshime se personi me emrin Ermal, ndonëse nuk është administrator ligjor i restorantit, faktikisht ai ka bërë investime atje.
Po sipas SPAK, fakti që referimi bëhet në numrin shumës, ngrihen dyshime edhe për interesa të shtetasit Ilir Beqaj në atë restorant.
Dyshimet për interesat e Beqajt tek restoranti lindin, sipas SPAK, edhe nga një bisedë e përgjuar mes tij dhe shtetasit Ermal në 14 dhjetor, ku ish ministri flet përmes telefonit të shoferit të tij në SASPAC:
Beqaj: Thuaj në qoftë se mundet, nga ora 4 e mbrapa kur të dojë.
Ermali: Nga ora 4 mbrapa?
Beqaj: Po, në qoftë se mundet.
Ermali: Mirë, po Gazin?
Beqaj: Gazi, pra Gazi po të them. (A2 Televizion)