Hetimet për Beqajn, BKH zbarkon në depot farmaceutike

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2023, 11:09 | Kronikë

Hetimet për Beqajn, BKH zbarkon në depot farmaceutike

Prej ditës së djeshme, Byroja Kombëtare e Hetimit, e mbështetur nga Policia e Shtetit, është duke zhvilluar kontrolle në disa depo farmaceutike dhe farmaci në kryeqytet.

Burime pranë SPAK bëjnë me dije se kontrollet janë për llogari të një hetimi mbi marrëdhëniet kontraktore të subjekteve farmaceutike me Ministrinë e Shëndetësisë, gjatë kohës që ky dikaster drejtohej nga Ilir Beqaj.

Nga kontrollet në këto subjekte, agjentët e BKH-së kanë sekuestruar dokumente shkresore, si edhe pajisje elektronike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos