Sherr në qendër të Fierit, polici plagos një person me armën e shërbimit

Nga Çaku Tafa
28 Dhjetor 2023, 19:44 | Kronikë

Sherr në qendër të Fierit, polici plagos një person me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në qytetin e Fierit.

Mësohet se gjatë një konflikti me patrullën e policisë në qendër të qytetit, një person ka mbetur i plagosur.

Paraprakisht bëhet me dije se një nga efektivët e policisë që po patrullonte është konfliktuar me një shtetas.

Pasi grindja ka agravuar efektivi i policisë së patrullës me inicialet Sh.J. ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka plagosur të riun me të cilin u përfshi në konflikt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos