Shqiptari hyn në shtëpinë e të moshuarit grek për ta grabitur, kur pikaset, e masakron me thikë 73-vjeçarin

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2023, 08:19 | Kronikë

Shqiptari hyn në shtëpinë e të moshuarit grek për ta

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kefaloni të Greqisë, ku një 25-vjeçar shqiptar ka masakruar me thikë, duke e goditur 10 herë një të moshuar, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Janinës.

Sipas policisë, 25-vjeçari shoqërohej nga një bashkatdhetar 18-vjeçar. Dy shqiptarët fillimisht thyen xhamin e shtëpisë së të moshuarit në Agia Efimia, ndërkohë që 25-vjeçari hyri në shtëpi dhe 18-vjeçari i ruante.

Mediat greke raportojnë se, kur 73-vjeçari ka hyrë në shtëpinë e tij, 25-vjeçari shqiptar e ka sulmuar me thikë, duke e goditur rreth 10 herë në bark dhe në shpatull. Më pas, dy grabitësit u larguan.

Viktima arriti të dilte në rrugë i gjakosur dhe të thërriste për ndihmë, duke u shembur përtokë në shtëpinë më të afërt që gjeti.

73-vjeçari u dërgua fillimisht në spitalin e Argostolit ku iu nënshtrua një operacioni, por në fund u gjykua e nevojshme të transportohej me helikopter në Spitalin Universitar të Janinës.

Më në fund, dy shqiptarët u arrestuan pasditen e së enjtes nga efektivët e Sigurisë së Argostolit dhe Ekipi për Parandalimin dhe Shuarjen e Krimit (OPKE) të Kefalonisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos