Granata dore, fishekë dhe karikatorë automatiku, zbulohen municione në banesën e një 51-vjeçari në Gramsh

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2023, 10:14 | Kronikë
Granata dore, fishekë dhe karikatorë automatiku, zbulohen municione
Foto ilustruese

Policia e Gramshit ka nisur procedimin penal ndaj 51-vjeçarit me iniciale SH.Ç., pasi në banesën në pronësi të tij, janë gjetur 94 granata dore, fishekë, ndezës granatash dhe karikatorë automatiku.

Sipas uniformave blu, nga specialistët e Batalionit të Xhenios të Ministrisë së Mbrojtjes janë asgjësuar lëndët plasëse, ndërsa pjesa tjetër e municionit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 27.12.2023, për gjetjen e disa granatave dhe të një sasie municioni luftarak, në një banesë në fshatin Çekrezë, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit Sh. Ç., 51 vjeç, pasi në banesën në pronësi të tij, e cila është e pabanuar prej disa vitesh, janë gjetur 94 granata dore, 880 fishekë, 20 ndezës granatash dhe 11 karikatorë automatiku. Nga specialistët e Batalionit të Xhenios të Ministrisë së Mbrojtjes janë asgjësuar lëndët plasëse, ndërsa pjesa tjetër e municionit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu