Rrëzohet kërkesa e Belerit, avokati: Prokuroria solli një dëshmitar, që nuk ishte Arsen Rama

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2023, 16:18 | Kronikë

Gjykata e Posaçme  rrëzoi kërkesën e radhës të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Këtë herë, Beleri kërkoi përjashtimin nga trupa gjykuese e gjyqtarëve Erion Çela dhe Irena Gjoka me pretendimin se janë treguar të njëanshëm në vendimet ndaj tij.

Në seancën e sotme u paraqitën në sallën e gjyqit 5 dëshmitarë, mes tyre një gazetar lokal që intervistoi Avdyl Ramën, vëllain e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Arsen Rama. Ndërkohë, avokatët mbrojtës thanë se dëshmitari që ishte sjellë si provë nga prokuroria në fakt ishte një tjetër person.

“Sot në seancë ne mundësuam, po ta shikoni kjo është foto që prokuroria pretendon që ka qenë Arseni në këtë foto dëshmitari. Ne i sollëm dëshmitarin, i aprovoi që ishte me të njëjtën veshje dhe nuk ishte i njëjti person. Ishte Thoma Bogdani. Pranoi që ka qenë në këtë foto, në të njëjtën kohë. U provua qartë që është tjetër dëshmitar. E gjeti BKH në fazën e mbikëqyrjes. Ne e gjetëm personin dhe e sollëm si dëshmitar, se jemi në fazën e dëshmitarëve. Siç e kemi thënë është një procedim i paligjshëm, i filluar nga prokuroria kompetente dhe i vazhduar në paligjshmëri nga fillimi në fund. Ne thërritëm edhe një gazetar dëshmitar që kishte marrë në intervistë Avdylin, meqë prokuroria nuk gjen Avdylin. Qëndrimi i Belerit është konstant, kërkon proces të rregullt ligjor, që nuk i është garantuar deri në këto momente, proces me dy standarde. Celulari është hapur që në ditët e para”, u shpreh avokati i Belerit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos