Italiani i kërcënoi babanë, 20-vjeçari shqiptar ndërhyn në sherr dhe e plagos rëndë

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2023, 13:35 | Kronikë

Italiani i kërcënoi babanë, 20-vjeçari shqiptar

Dy shqiptarë, babë e bir, janë vënë në pranga nga policia italiane, pasi akuzohen se kanë plagosur me thikë një shtetas italian, i cili ka përfunduar në gjendje të rëndë në spital.

Sipas mediave italiane, 47-vjeçari italian kishte kërcënuar pronarin e lokalit me thikë në qytetin Ariccia, 50-vjeçarin shqiptar, të cilit i erdhi në ndihmë në këtë konflikt djali i tij 20-vjeçar. Italiani mbeti i plagosur, pasi u godit me një thikë në gjoks dhe u transportua në spital nga dy shqiptarët.

Policia është njoftuar për ngjarjen, pasi 47-vjeçari italian përfundoi në spital dhe vuri në pranga dy shqiptarët babë e bir.

A2 CNN Livestream

A2 Sport