Përplasen dy makina kokë më kokë në Fier

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2023, 11:33 | Kronikë

Përplasen dy makina kokë më kokë në Fier

Një aksident është regjistruar, mëngjesin e së premtes, në aksin rrugor Fier-Seman.

Dy automjete janë përplasur ndërkohë që fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Ferma e Çlirimit.

Në vendngjarje ka shkuar policia e qarkullimit që po kryen ekspertizën për të zbardhur shkaqet e aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos