Rritja e gjelave në Baldushk vijon tradita, fermerët tregojnë mundin e një viti (SPECIALE)

Nga Armend Pire
31 Dhjetor 2023, 09:34 | Aktualitet


Krisando është fermeri më i ri. Në Baldushk ai është kujdesur gjatë gjithë vitit për të rritur gjelat e familjes. Festat sjellin momentin më të gëzuar për të, gjelat do të shiten dhe për pak kohë ai nuk do të rend më pas tyre.

Ndërkohë Zelija ka gjithë jetën që merret me rritjen e shpendëve. Thotë se këtë punë e bëjnë më mirë, pasi edhe zona e Baldushkut u jep mundësi për të qenë fermer të suksesshëm.

Fermerët përballen më një konkurencë të pandershme. Në fshat po shitet edhe gjeli i rritur në natyrë edhe ai i rritur në pulari. Shija nuk është e njëjta, po ashtu as çmimi, i cili po josh shumë qytetar drejt blerjeve të gabuara.

E ky konsumator duket se ka bërë zgjedhjen e duhur, pasi ka mbetur shumë i kënaqur me blerjen.

Në Baldushk gjeli është kthyer tashmë në ikonën e fshatit. Të gjithë merren me rritjen e tij, teksa dëshira për të shtuar prodhimin është e madhe.

Vetëm në zonën e Baldushkut rriten çdo vit 35 deri në 40 mijë gjela çdo vit. Zona të tjera të Shqipërisë që merren më shumë me mbarështimin e gjelit të detit, janë Peqini, Berati dhe Fieri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos