Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 0%
  • Kujdesi familjar 100%
  • Ndikimi i shoqërisë 0%

“Shpendi i prenotuar”, gjeli i detit në Peqin zëvendëson pemën e Krishtlindjes

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2023, 15:01 | Aktualitet

Peqini është i vendosur të mbajë fort simbolin e tij, gjelin e detit, i cili ka zëvendësuar pemën e Krishtlindjes në këtë qytet.

Për këtë arsye, bashkia organizoi edhe panairin e gjelit të detit duke synuar që ky simbol të mbetet në vendin e tij të origjinës.

Në këtë panair ka marrë pjesë edhe presidenti Bajram Begaj i cili nuk e fshehu dëshirën që në natën e ndërrimit të viteve të kishte në tavolinë një gjel Peqini.

Si për të vërtetuar që gjeli i Peqinit ka vlera të tjera, këtë vit thuajse të gjithë fermerët që kanë mbarështuar këtë shpend simbolik të festave të fundvitit, i kanë të gjitha krerët të prenotuar edhe pse çmimi është më i lartë se viti i kaluar.

Këtë vit në bashkinë e Peqinit sipas të dhënave nga zyra vendore e bujqësisë, rezulton se janë rritur 27.500 krerë gjela deti, një shifër kjo e vogël krahasuar me kërkesat që ka.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli