Vetëm pak kilometra nga qyteti i Kukësit, i cili mban liqenin më të madh për prodhimin e energjisë elektrike në vend, fshati Kolsh veçanërisht në stinën e dimrit vuan probleme me energjinë elektrike.
Sipas banorëve energjia që vjen nuk vlen për asgjë, ndërsa edhe ndonjë investim që nis të kryhet nuk çohet deri në fund.
Banorët e Kolshit kanë nisur të reagojnë edhe për shkollën e fshatit. Dikur me 300 nxënës, sot te kjo godinë funksionojnë një apo dy klasa të përbashkëta, ndërsa banorë t’i druhen mbylljes së saj.
Fshati Kolsh dikur numëronte rreth 200 familje, me një popullsi prej 856 banorësh, ndërsa sot kanë mbetur vetëm ¼ e banorëve të dikurshëm. Pothuajse nga çdo familje në fshat kanë emigruar nga tre deri në katër anëtarë. (A2 Televizion)