Ditën e sotme, 31 dhjetor, nuk do të ketë reshje shiu. Meteorologia Tanja Porja në A2 CNN është shprehur se mëngjesi do të jetë i vrenjtur, e ndërsa do të ketë intervale të shkurtra kthjellimesh gjatë gjithë ditës, por jo shi.
“Mëngjesi është i vrenjtur, do të ketë prezencë të vranësirave, dita e sotme do të ketë dhe intervale të shkurtra kthjellimesh, kthjellimet do të ketë në veri dhe në qendër, ndërsa në zonat jugore do të kemi vranësira. E njëjta situatë do të vijojë gjatë gjithë ditës së sotme, megjithatë, vetëm në momentin e ndërrimit të viteve krijohet mundësia për reshje të pakta të izoluara në zonat në skajin veriperëndimor. Sot në 99% të territorit, nuk do të ketë reshje”, u shpreh meteorologia Tanja Porja.
Ndërkohë, reshjet e shiut pritet të rikthehen në 1 janar.
“Reshjet i presim në mesditën e datës 1 janar 2024 dhe në vijim është 2-3 ditë, me reshje të pakta”, përfundoi meteorologia në A2 CNN. (A2 Televizion)