Modernizimi i ushtrisë shqiptare, dy helikopterë amerikanë “Black Hawk” i shtohen arsenalit të FA

Nga Julian Kasapi
3 Janar 2024, 12:48 | Aktualitet

Dy helikopterë amerikanë “Black Hawk” do të shtohen në arsenalin e Forcave të Armatosura në fund të muajit janar.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes ky është ‘një investim i madh dhe një hap i rëndësishëm që do të na japë fuqinë dhe përkushtimin e nevojshëm për të përmbushur misionet taktike dhe operacionet e emergjencave me më shumë efikasitet dhe siguri.

Teksa ka vlerësuar bashkëpunimin me partnerin strategjik SHBA, Ministria e Mbrojtjes shton se kjo është një shenjë që vendi po investon në forcën dhe sigurinë e tij.

Helikopteri me shumë funksione “Black Hawk” shërben me ushtrinë amerikane dhe Forcat e Armatosura të 34 vendeve të tjera në mbarë botën. Gjatë 40 viteve të fundit, është përdorur brenda dhe jashtë zonave luftarake por edhe për të shpëtuar jetë për të ofruar furnizime kritike për trupat, furnizime emergjente gjatë fatkeqësive natyrore dhe të kryejë misione si zjarrfikës ajror dhe patrullues kufitar.

Më shumë se 4000 avionë “Black Hawk” të të gjitha llojeve janë në shërbim sot në mbarë botën. Ushtria e SHBA është operatori më i madh me 2,135 avionë të caktuar H-60. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos