Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 37%
  • Modern 5%
  • I trashëguar 16%
  • Unik 42%

Sa i kanë kushtuar Shqipërisë dronët “Bayraktar”? Përgjigjet Niko Peleshi

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2022, 13:17 | Politikë
Sa i kanë kushtuar Shqipërisë dronët

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, teksa ka folur pas mbledhjes së sotme të qeverisë, u pyet nga gazetarët në lidhje me kontratën e fundit të firmosur nga qeveria shqiptare, e cila bleu nga Turqia disa dronë “Bayraktar”.

Peleshi nuk tha një shifër se sa kanë kushtuar këto dronë, pasi sipas tij, kjo për të ruajtur statusin e një dokumenti të klasifikuar ushtarak që kjo kontratë ka.

“Ne e kemi bërë publike faktin që Shqipëria do të marrë një flotë dronësh, kemi firmosur kontratën në publik, por s’mund të jap më shumë informacione, duke ruajtur edhe statusin e një dokumenti të klasifikuar ushtarak që kjo kontratë ka.”

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi

Ndërkohë, i pyetur në lidhje me sulmet e fundit kibernetike ndaj disa bankave të nivelit të dytë në vendin tonë, ministri Peleshi u shpreh se, pas sulmeve kibernetike, që kanë goditur vendin tonë, qeveria ka hartuar disa plane konkrete për investime në infrastrukturën e mbrojtjes kibernetike.

Sipas Peleshit, janë trajtuar të gjitha rastet, ndërsa ka bërë me dije se, të gjithë janë të ekspozuar ndaj këtyre sulmeve, jo vetëm institucionet shtetërore, por edhe ato private.

https://a2news.com/video/rama-zbulon-kush-do-te-drejtoje-dronet-bayraktar-nga-turqia/
https://a2news.com/2022/09/07/droni-turk-qe-duan-te-gjithe-serbia-siguron-bayraktar/

A2 CNN Livestream

A2 Business