“Nga protesta nuk po krijohet një parti”, Kransiqi: Njerëzit e kanë ndarë mendjen, refuzojnë elitën politike

Nga A2 CNN
14 Korrik 2026, 21:59 | Politikë

Politologu Afrim Krasniqi nuk mendon që protesta qytetare do të mbyllet dhe shprehu besimin se ajo do të jetë afatgjatë. I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, politologu u shpreh po ashtu se nga protesta nuk po krijohet një parti politike.

Sipas tij njerëzit që kanë dalë në tubim e kanë ndarë mendjen dhe e refuzojnë këtë elitë politike. Krasniqi vuri në dukje se për herë të parë kryeministri ka bllokuar komentet në rrjetet sociale, ku kundërshtitë janë shprehur në mënyrë publike çka është edhe një zgjim kulturor e leksion demokracie në  vend.

Këta njerëz që kanë dalë aty që ditën e parë dhe dhjetëra të tjerë që i përkrahin, e kanë ndarë mendjen, e refuzojnë këtë elitë politike. Ju për herë të parë keni një kryeministër që ka bllokuar komentet, sepse ka ikur shtresa e patronazhistëve, dhe janë mbushur me komente me fytyrë dhe me adresë, që i shprehin kundërshtimet në mënyrë publike, ky është një zgjim kulturor, një leksion demokracie, që po i bëhet shoqërisë shqiptare dhe ndoshta progresi më i madh i këtij vendi”, tha Krasniqi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos