Integrimi i Shqipërisë, Balliu: BE nuk gënjehet nga filmat e Edi Ramës

Nga A2 CNN
14 Korrik 2026, 20:42 | Politikë

Deputeti i PD Klevis Balliu, duke folur për procesin e integrimit pas mbylljes së tri kapitujve, theksoi se BE nuk gënjehet nga filmat e kryeministrit Edi Rama. Balliu shprehu bindjen se arsyeja kryesore pse po vonohet procesi i integrimit është pikërisht qeveria. 

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Balliu vuri në dukje se nuk mund të ketë integrim nëse Shqipëria nuk përmbush standardet e BE-së, në lidhje me luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Procesi i integrimit për çdo qytetar në Shqipëri gëzon një mbështetje të jashtëzakonshme. Edhe partitë politike në tërësi kanë qenë mbështetëse. Por unë hyj te ata besojnë se e vetmja arsye pse vonohet procesi i integrimit në fakt është qeveria aktuale. Disa vite më parë kryesonim në rajon, sot s’jemi atje ku duhet. Nuk mendoj që do ketë ndonjëherë integrim pa u dalë përballë problemeve thelbësore si transparenca, ekonomia, korrupsioni, drejtësia, krimi i organizuar”, tha Balliu.

Nuk ka integrim nëse Shqipëria s’ndërmerr standardet europiane. Këtu vjen Ergys Agasi dhe të drejton institucionin e sigurisë kombëtare, kemi pasur deputetë rezultuar me vrasje, s’ka në Europë 30 milionë euro km, këto janë standarde të korrupsionit. Në këtë aspekt, Europa nuk gënjehet nga filmat e Edi Ramës. Një gjë është e sigurt, edhe në kulmin e çfarëdo përplasje në Shqipëri, duhet t’u jemi mirënjohës të gjithë vendeve anëtare, po bëjnë gjithçka edhe për të justifikuar çmenduritë tona që Shqipëria të integrohet”, vijoi deputeti demokrat.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos