Denoncon në Bruksel, Berisha në IDU-CDI akuzon kryeministrin Rama

Nga Anesti Barjamemaj
14 Korrik 2026, 19:16 | Politikë

Jo vetëm si kryetar i Partisë Demokratike, por edhe si zëvendës president i partive centriste, Sali Berisha vijoi denoncimin në arenën ndërkombëtare të qeverisjes së Edi Ramës. Nga forumu i IDU-CDI i mbajtur në bruksel, ku mori pjesë përherë të parë si zëvendës president i kësaj organizate, tha se Shqipëria është narko-shtet.

“Shqipëria është një nga narko-shtetet më të fuqishme në botë. Ajo qeveriset nga organizata kriminale. Shqipëria është eksportuesja më e madhe e kanabisit në Europë, ndërsa kartelet shqiptare të drogës janë transportuesit më të mëdhenj të kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës, me siguri, dhe ndoshta edhe drejt destinacioneve të tjera”, tha Berisha. 

Në këtë forum, lideri demokrat foli edhe për protestat qytetare duke i prezantuar partitë simortra të PD edhe me librin e kuq që përmban projekte arkitekturore.

“Ndoshta jeni në dijeni, në vendin tim po zhvillohet një lëvizje shumë e fuqishme popullore gjatë kësaj periudhe. Por pak ditë më parë u botua një libër i veçantë me titull "Libri i Kuq, Dosjet Sekrete të Shqipërisë". Ky libër trajton 523 projekte të mëdha në peizazhet më të bukura të Shqipërisë, në bregdet ose në zonat malore, për të cilat askush nuk kishte dijeni. Kryeministri, kreu i organizatës kriminale, e konsideron vendin si çifligun e tij, si një sulltan i shekujve të kaluar, që mund të vendosë për gjithçka. Shumica e këtyre projekteve janë nxjerrë nga zonat e mbrojtura”, vijoi kryedemokrati. 

Teksa lideri demokrat vijoi me akuza kundër qeverisë në anglisht, Gazment Bardhi depozitoi në SPAK padinë e radhës kundër Edi Ramës. Pas padisë për fondin e dhënë për koncertin e Kanye Uest, kreu i grupit të PD kërkon që SPAK të hetojë Ramën edhe për librin “The Albanian files”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos