Ministrja serbe tha se do bënte spastrim etnik në Kosovë, Robelli: Është rritur në Pejë. Problematike heshtja e Shqipërisë

Nga A2 CNN
14 Korrik 2026, 21:23 | Politikë

BE-ja dënoi deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç, e cila tha se, po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviçit në vitin 1998, do ta kishte "spastruar etnikisht Kosovën".

Gazetari Enver Robelli duke folur për këtë çështje në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN theksoi se Shqipëria duhet të reagojë në raste të tilla. Ai vuri në dukje se heshtja e Tiranës është problematike dhe s’është shenjë e mirë për dinjitetin shtetëror të vendit.

Mendoj që Shqipëria duhet të reagojë në raste të tilla, dhe në fund të fundit s’do bënte një aksion spektakolar, do bënte atë që po bën edhe BE-ja. Shumë zyrtar europianë kanë dënuar ashpër deklaratën e ministres serbe dhe do ishte e logjikshme që këtë ta bënte edhe Shqipëria. Prandaj mendoj që heshtja s’është shenjë e mirë për dinjitetin shtetëror të Shqipërisë, sepse kur shtete të tjera reagojnë dhe Shqipëria hesht, e shoh si mjaft problematike. E shoh problematike kur kryeministri i Shqipërisë nuk prononcohet kurrë në gjenocidet e përvjetorëve në Srebrenicë”, tha Robelli.  

Robelli zbuloi ndër të tjera se ministrja Paunoviç është rritur në Pejë, ndërsa deklaratat e saj i konsideron si deformim të rrezikshëm mental.

Kjo zonja Paunoviç është me origjinë nga P eja, është rritur në Kosovë, i ka përjetuar vitet e 90-ta dhe ka qenë dëshmitare e represionit të regjimit serb ndaj shqiptarëve, dhe të ëndërrosh dëbimin e gati 2 milion shqiptarëve një çerek shekulli pas përfundimit të luftës, s’e quaj vetëm deformim diskursi, por e quaj edhe një deformim të rrezikshëm mental, që meriton ndoshta jo vetëm vëmendje politike por edhe mjekësore".

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos